Gabimet në trajtimin e Lombalgjsë dhe si duhet trajtuar ajo

Në praktikën klinike, dhimbja e shpinës është ajo që në zhargon popullor  quhet dhimbje mesi, dhimbje kolone. E ashtuquajtura dhimbja e mesit prek çdo  person të paktën 1 herë në jetë . Sipas statistikave përbën shkakun kryesor të mungesave në punë në gjithë botën.

Arsyet e dhimbjeve të shpinës janë më të vërtetë  të pafundme, duke shtuar këtu edhe kompleksitetin anatomik që përbën pjesën lombare.
Ka shumë teori që shpjegojnë shkaqet e dhimbjeve të shpinës, po ashtu dhe shumë kura “mrekullibërëse ” që mund t’i kurojnë ato.

Arsyeja e publikimit të këtij artikulli është evidentimi i disa të  vërtetave për shkaqet e mundshme të dhimbjes se shpinës , po ashtu dhe për të parashtruar mënyrat si mund të trajtohen dhimbjet e shpinës me anë të aktivitetit fizik, por edhe  për të zhvlerësuar disa mite të pavërteta që lidhen me këtë problem.

SIMTOMAT E LOMBALGJISË

Dhimbja e shpinës në përgjithësi kuptohet si dhimbje në zonën  e mesit. Në përgjithësi njerëzit shkojnë tek doktori apo fizioterapisti  duke thënë “Kam dhimbje mesi kur qëndroj ulur”, “kam dhimbje mesi kur ngrihem” ose “Kam dhimbje në kolonë  kur përkulem”. Më dhemb mesi pasi kam ngritur pesha në mënyrë të gabuar.

Duhet saktësuar që në fillim se dhimbja e shpinës jo gjithmonë është e lidhur në mënyre direkte me vendin anatomik në të cilin pacienti manifeston dhimbje ose më mirë shumë herë nuk është shkaku i dhimbjes së shpinës por është pasoja. Po ashtu nuk është gjithmonë e lidhur në proporcion të drejtë dhimbja e shpinës me ernie  apo bulging diskal.

Në bazë të një studimi të kryer nga New England Journal of Medicine, 98 njerëz asimptomatikë (pa dhimbje) u ekzaminuan me anë të një rezonance magnetike për të përcaktuar praninë ose mungesën e hernieve diskale lombare. Gjetjet ishin befasuese. Nga 98 individë të ekzaminuar vetëm 36% (rreth 35 persona) kishin atë që mjekët i konsiderojnë “disqe normalë në të gjitha nivelet”. Mbi 52% kishin të paktën një bulging  të diskut, ndërsa 27% kishin të paktën një hernie diskale.

Pra siç mund të kuptohet nuk është e lehtë të diagnostikohet një dhimbje shpine ose më mirë të diagnostikohet duke u limituar vetëm me një grafi apo me një rezonacë magnetike e aq me tepër të kurohet vetëm me masazhe,anti-inflamator  apo Tecar Terapi pasi do limitohemi vetëm tek pasoja dhe jo tek shkaku.

Te një person i cili vuan nga Lombalgjia kronike shkaqet mund të jenë: vertebrat , disqet intervertebrale, ligamentet, muskujt.

Por siç u tha më sipër jo gjithmonë ka një lidhje të drejtë mes diagnozës klinike  ( grafi , rezonancë magnetike) dhe dhimbjes se shpinës.

Ndodh shpesh që një person të ketë dhimbje shpine dhe nuk është i diagnostikuar me asnjë patologji (enrie , spodiloartrozë, etj) po ashtu ndodh shpesh dhe e kundërta. Një person i cili nuk ka dhimbje shpine të jetë i diagnostikuar me ernie, protruzione , spondiloartrozë etj) Çfarë të bëjmë atëherë me dhimbjen e shpinës? Të vazhdojmë të besojmë vetëm tek analizat mjekësore apo të hapim pak horizontin edhe në fronte të tjera.

Kliko këtu për t’u regjistruar në kursin “Postural Training” më 26 Tetot, në Tiranë

Të trajtojmë dhimbjen e shpinës me Anti-inflamator, Masazhe apo Not ?!!!

Ideja e trajtimit të dhimbjes së shpinës që shfaqet në imagjinatën e përbashkët bazohet në thelb në tri shtylla kryesore: ilaçe anti-inflamatore , masazh dhe not. Kjo mund të jetë një mënyre e mirë për të kuruar dhimbjen e shpinës duke hequr pasojën por kurrsesi nuk mund të jetë një mënyrë e mirë dhe përfundimtare për të hequr shkakun. Mund të përdorim anti-inflamator për të lehtësuar dhimbjen por nuk mund t’i përdorim për ta shëruar përfundimisht dhimbjen e shpinës.

Masazhi është zgjidhja e çdo dhimbjeje !!!!!!

Si çdo person që vuan nga dhimbjet edhe personave që vuajnë nga dhimbjet e shpinës, gjeja e parë që u shkon ndërmend është të bëjë masazhin “mrekullibërës” i cili heq të gjitha dhimbjet. Masazhimi i shpinës në mënyrë të rastësishme nuk do të sjellë asnjë përfitim. Masazhi është një nga mjetet e shumta terapeutike në duart e një fizioterapisti, por nuk është i vetmi dhe shpesh është gjithashtu më pak i dobishëm. Masazhi është një teknikë e mire për të relaksuar muskujt (triger point) dhe nëse shkaku i dhimbjes së shpinës është veç muskujt e kontraktuar atëherë mund të ketë kuptim të bërit  masazh, por gjithsesi edhe po të bëhet masazh do të shkontraktohen muskujt. Është hequr pasoja por nuk është hequr akoma shkaku.

Të njëjtën gjë bëjnë edhe anti-inflamatorët. Por nuk i është  dhënë përgjigje një pyetjeje shumë të rëndësishme për te shpëtuar një herë e përgjithmonë nga dhimbja e shpinës: Perse këta muskuj janë të kontraktuar?! Çfarë mund të bëjmë që këta muskuj të mos kontraktohen përsëri?

Ok masazhet nuk zgjidhin shkakun, as anti-inflamatorët. Atëherë zgjidhja është noti. Noti është aktivitet fizik, por  edhe nuk e streson mesin pasi nuk ka forcë gravitacionale në kolonën vertebrale. Fatkeqësisht noti, i konsideruar gabimisht nga shumë njerëz si aktiviteti më i mirë për dhimbjet e shpinës, është në të vërtetë një sport i cili i sjell shumë të mira trupit tonë por në disa raste është edhe kundërproduktiv. Muskujt që stabilizojnë shtyllën kurrizore kanë nevojë për stimuj për të përmirësuar tonin muskulor  dhe efikasitetin e tyre për ta mbajtur kolonën vertebrale në pozicionin e vet fiziologjik. Në ujë këto stimuj minimizohen dhe janë të pamjaftueshme në përmirësimin e ndjeshëm të tonit të këtyre muskujve.

LOMBALGJIA, ÇFARË DUHET BËRË?

Qasja më inteligjente për të zgjidhur një problem kaq të ndërlikuar siç është dhimbja lumbare e shpinës është gjithmonë vlerësimi se si fenomeni paraqitet klinikisht, duke mos u përqendruar vetëm në diagnostikimin e raporteve mjekësore. Dhimbja e shpinës shpesh është rezultat i traumave të vogla të përsëritura gjatë ditës (të cilat mund të çojnë në dëmtime pak a shumë serioze të indeve dhe strukturave të eshtrave) të cilat kanë disa shkaqe të mundshme.

  • Një posturë e gabuar e kolonës vertebrale, legenit dhe korllokulës mund të shkaktojë shpesh dhimbje mesi. Në ketë rast është e rëndësishme që të shihet kolona si një e tërë dhe jo të vlerësohet vetëm pjesa lombare. Në disa  raste dhimbja e shpinës vjen nga bllokimi e korllokulave dhe legenit të cilët nëpërmjet rigjiditetit të këtyre artikulacioneve shkaktojnë dhe dhimbje shpine. Trajtimi manual i këtyre muskujve nga profesionistët apo qoftë dhe disa ushtrime të thjeshta të fleksibilietit të muskujve të legenit mund të çojnë në reduktimin e dhimbjeve të shpinës

Regjistrohu tani, dhe zbulo më shumë në lidhje me këtë temë, në kursin “Postural Training” më 26 Tetot, në Tiranë

  • Muskujt e trungut jo të forte. Core(muskujt e barkut, obliq dhe lobar) është një sistem kompleks muskulor që ka si qëllim stabilizimin e rruazave gjatë lëvizjeve sportive dhe jetës së përditshme.  Dobësimi i këtyre muskujve, psh muskulit trasvers i cili është një muskul shumë i rëndësishëm për mirëqenien e pjesës lombare, sjell shpesh dhimbje shpine. Ushtrime specifike për forcimin e këtyre muskujve si plank, side bridge, super man etj do të garantojnë një stabilitet më të madh dhe rezistencë më të madhe ndaj të gjitha strukturave lumbare.

  • Muskujt e vitheve gjithashtu janë muskuj shumë të rëndësishme për mirëqenien e pjesës lombare.Një dobësi e tyre mund të çojë në humbjen e amortizimit të të gjithë kolonës vertebrale dhe në veçanti pjesës lombare, Pra tonifikimi i tyre me ushtrime si squat ,step up, back lounge etj është një element shumë i rëndësishëm në mirëqenien e shpinës

    • Modele të gabuara të lëvizjes. Në vend që të përqendrohemi në emrin e strukturave degjeneruese është më e dobishme të kryhen diagnoza funksionale, d.m.th të kuptohen përmes testeve cilat janë lëvizjet që shkaktojnë simptomat dhe cilat mosfunksionime janë të pranishme gjatë këtyre lëvizjeve (dhimbje në zgjatje, në përkulje, në rotacion, etj.) Një sy klinik, lehtë mund të njohë ndryshimet dhe është në gjendje të shohë lëvizjet kompensuese që distancojnë gjestin nga fiziologjia duke i ekspozuar strukturat në dëmtim. Ndërgjegjësimi dhe korrigjimi i këtyre modeleve të ndryshuara të lëvizjes, madje edhe gjatë përdorimit të përditshëm, do të zvogëlojë numrin e traumave dhe dëmtimeve të mundshme.

    Për të përfunduar, dhimbja e shpinës nuk mund të trajtohet me një diagnozë klasike ernie diskale, protrusion apo kontraktim muskulor apo duke kuruar simptomën. Ajo mund të trajtohet duke analizuar në total funksionin e strukturave.

    Mbi bazën e këtyre analizave përcaktohen ushtrimet fizike të përshtatshme për të zgjidhur secilin rast.

    Vetëm kjo qasje mund të na çojë në zgjidhjen përfundimtare të lombalgjisë.

    Për të mësuar me shumë mbi dhimbjet e shpinës regjistrohu ne kursin e datës 26 Tetor me teme POSTURAL TRAINING.

REGJISTROHU