CROSS FIT, NJË STËRVITJE E PËRSHTATSHME PËR TË GJITHË?

Të shkruaj një artikull është për mua një burim reflektimit dhe autokritike, dy faktorë që ndihmojnë që të rritem nga ana profesionale dhe humane.
Përfitoj nga ky rast për të shprehur atë çfare do të thotë fjala Cross Fit.
Le të fillojmë me etimologjinë e fjalës.
“Cross” fjalë për fjalë do të thotë kryqëzim, tërthor , trasversal, kombinim, por do të thotë dhe përzierje.
“Fit” do të thotë të jesh në formë, të ndjehesh mirë, në zhargonin tonë “të bjen fiks”, gjithashtu do të thotë përshtat, rregulloj.

Duke u nisur nga një përkufizim mjaft filozofik, me pëlqen të mendoj se CrossFit është nderthurja e levizjeve (dy ose më shumë ushtrime të zhvilluara në të njëjtën kohë) që te qojnë në drejtim të “Wellness”, dmth të ndjerit mirë ” e personalizuar” për frekuentuesin. Ashtu si shkohet te rrobaqepësi për të qepur një veshje sipas masës se trupit, kështu CrossFit bëhet një sistem i trajnimit me një varg ushtrimesh të ndryshme, por të kalibruar në mënyrë të përkryer për nevojat e secilit përdorues në dozën e duhur të intensitet, vëllimit dhe dendësisë.

Në vitet e fundit, CrossFit ka evoluar në mënyrë të dukshme në sajë përballjes në mes profesionistësh të përfshirë në kompeticione të ndryshme . Kjo gjë ka ndihmuar të përcaktojë rregullat dhe parametrat vlefshmërisë. Më pak fjalë, Cross Fit ka provuar të jetë jo vetëm një mode në fushën e fitnessit por një metodë e vërtetë dogmatike e trajnimit.

Krijuesit e Cross Fit mund të përfytyrohen si chef-at e mëdhenj që krijojnë një menu të jashtëzakonshme me përbërësit më mirë që kanë në dispozicion.

Mos të ngatërrohemi nga termi “përbërës”. Ja si mund të shpjegojmë krahasimin me kuzhinën.

Për të arritur me të mirën ( me përbërësit më të mirë) do të thotë të dish se si të përziesh përsosmërisht ushtrimet e forcës themelore olimpike (deadlifts, squats, clani, Snatch dhe shumë të tjerë) me elemente të huazuara nga bota e gjimnastikës artistike e gjitha e pasuruar me elementet e ushtrimeve që lidhen me sportet individuale të tilla si çiklizëm, not, kanoeing dhe vrapim. Duke bërë përzierjen ma të mirë të gjithë këtyre përbërësve, zhvillohen dhe përforcohen, forca ,fuqia koordinimi, fleksibiliteti, shkathtësia, saktësia dhe ekuilibri, pa harruar argëtimin diktuar nga lëvizjet që i referohen një sporti të veçantë.

Me përmirësimin e forcës, fuqisë (rezistencës), koordinimit dhe fleksibilitetit e trupit të tonë, sistemi ynë energjik anaerobik fosfagen përmirësohet me hapa të barabartë me metabolizmin e glukozës dhe më pas me sistemin anaerobik lactacid e cila sjell përmirësimin e oksidimit të lipideve.

Nuk duhen nënvlerësuar as përmirësimet e natyrshme në aspektin e qarkullimit të gjakut dhe të frymëmarrjes, në sajë të një sistemi aerobik më aktiv dhe efikas.

Kur të gjitha këto elemente më janë ofruar perceptimi që provoj në nivelin muskulor është aq i qartë dhe preciz, si një dridhje që përshkon gjithë trupin tim. Mendja ime është e mbushur me një ndjenjë të plotë të mirëqenies emocionale. Atëherë kur arrihet të përjetohen këto ndjesi, mund të flitet për stimulimin 3D (fizik, mendor dhe emocional).

Në këtë pikë, mendimi im personal, besoj se duhet një parametër për të vlerësuar dhe dalluar disiplinat ekzistuese dhe sistemet e trajnimit në botën e palestrës.

Në momentin e zgjedhjes mendoj se është thelbësore të vlerësohet marrëdhënia midis shkallës sime të kënaqësisë me atë që po bëj në lidhje me nivelin e kënaqësisë. Për ta kuptuar në mënyrë shkencore: nga 1 deri në 10 sa i lartë është niveli i serotoninës sime ndërsa unë bej një squat ose një piroet. Do të ishte një ndryshim i dallueshëm i paradigmës, i krahasueshëm me shtimin e PLDF (produkti bruto i lumturisë) ndaj PBB-së tonë, e që është parametri që simbolizon gjendjen shëndetësore të një vendi në aspektin ekonomik.

Unë personalisht nuk bëj CrossFit, por shumë përbërës të kësaj disipline i takoj rregullisht edhe në sesionet e mia të trajnimit. Unë besoj se nëse Cross Fit propozohet në një mënyrë më të kuptueshme, mund të bëhet me të vërtetë një praktikë e zakonshme për pjesën më të madhe të popullsisë së botës.

E vërteta është se në këtë moment vazhdoj të qëndroj ende në atë që thashë në fillim të artikullit. Kjo është një përzierje e shumë aktiviteteve, gjithnjë frenetike, të cilat nuk lejojnë të memorizojnë dhe të konsolidojnë performancën e saktë të ushtrimeve në bazë të peshës olimpike. E gjithë kjo nuk është mirë për trupin e praktikuesve të CrossFit sepse:
– Rrit probabilitetin e lëndimeve të muskujve e tendinave
– Nuk respektohet Raporti stimul-pushim
– Frekuenca dhe intensiteti i ushtrimeve ka të ngjarë të zvogëlojë në masë të madhe funksionalitetin e hormonit T3, kontrolluesin e metabolizmit tonë.
Ky është një kërcënim serioz për metabolizmin tonë, sepse një konsum i tepruar i kalorive në trupin tonë rrezikon rritjen e masës muskulare.
Ky është shpjegimi se pse Cross Fit nuk mund të konsiderohet një sistem trajnimi i përshtatshëm për të gjithë, përveç disave të privilegjuar nga natyra.
Për të qënë i qartë. Në dritën e këtyre kritikave të fundit unë nuk besoj se CrossFit predispozon një person për një numër lëndimesh në krahasim me disiplinat e tjera në modë në palestrat moderne.
Është thjesht një praktikë ku dallimi i vërtetë përfaqësohet nga struktura fizike e njerëzve, mënyra se si ato praktikojnë Cross Fit dhe pse ata bëjnë ketë. “E njëjta histori e vjetër”.