Më 16 Nento 2023, në orën 21:00, kam kënaqësinë të të ftoj të marrësh pjesë në një seminar të jashtëzakonshëm që do të transformojë mënyrën tënde të trajnimit personal dhe do të të nxisë të arrish rezultate të reja në karrierën tënde si Personal Trainer – “Transformimi në Trainerin e Ardhshëm: Specializimi në Fitness Postural”.
Pse të marrësh pjesë? Sepse do të mësosh si të trajtosh dhe të këshillosh klientët me probleme posturale dhe artikulare, duke u bërë ekspert në një fushë të veçantë dhe në rritje të fitnesit. Ky seminar do të të pajisë me njohuri praktike që mund të aplikosh direkt me klientët tënd për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Programi i Seminarit:
Vlerësimi dhe Identifikimi i Problemeve Posturale (15 minuta):
- Si të identifikosh probleme të zakonshme posturale dhe të kuptosh ndikimin e tyre në shëndetin e përgjithshëm.
- Teknikat e vlerësimit që mund të aplikohen menjëherë në praktikën tënde.
Teknikat e Trajnimit dhe Korrigjimit Postural (20 minuta):
- Udhëzime se si të zhvillosh dhe të zbatosh një plan trajnimi të përshtatur për përmirësimin e posturës.
- Ushtrime të zgjedhura që adresojnë probleme specifike posturale dhe artikulare.
Sesioni i Pyetjeve dhe Përgjigjeve (5 minuta):
- Një mundësi e artë për të ndarë çdo pyetje që mund të kesh dhe për të diskutuar sfidat me të cilat përballen klientët.
Përfundimi dhe Hapat e Radhës (5 minuta):
- Rikapitulimi i pikave kryesore dhe ndarja e këshillave për të përdorur njohuritë e marra në seminar për të ngritur praktikën tënde profesionale në një nivel më të lartë.
Ky seminar është i dizajnuar për të ofruar një përvojë të pasur mësimore në një kohë të shkurtër, duke të lënë me mjetet dhe njohuritë që duhen për të bërë një ndryshim të vërtetë në jetën e klientëve tënd dhe në karrierën tënde. Mos e humb këtë mundësi të shkëlqyer për të mësuar dhe për të rritur ekspertizën tënde!
Regjistrohu tani